Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se tha se i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, i ka paraqitur një propozim Hamasit, për armëpushim.
Ky propozim u miratua paraprakisht nga Izraeli.
“Mund të konfirmoj gjithashtu se këto diskutime po vazhdojnë dhe shpresojmë që të arrihet një armëpushim në Gaza, në mënyrë që të mund t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi”, shtoi ajo.
Ajo tha se nuk do të komentonte më tej, por shtoi se nuk mendon se Hamasi e ka pranuar atë në këtë pikë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.