Live

Shtyhet vizita e Boltonit në Ballkan, shkak Kosova pa qeveri

09:38 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Vizita e paralajmëruar në Prishtinë e Beograd e John Bolton-it, këshilltar për Sigurinë Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, duket se është shtyrë.
Kështu njofton “Zërit i Amerikës”, duke cituar burime zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.

“Zëri i Amerikës” njofton po ashtu se shkak i kësaj shtyrje kësaj radhe është bërë Kosova për shkak se momentalisht ajo nuk ka qeveri. Por, siç njofton më tej “Zëri i Amerikës”, megjithatë Bolton nuk ka hequr dorë nga vizita në Ballkan.

Një ditë më parë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se Bolton nuk do ta vizitoj Ballkanin, pasi, sipas tij “nuk ka me kë të bisedoj në Kosovë”.

Sipas raportimeve, besohet se Bolton kishte në plan ta vizitonte Beogradin dhe Prishtinën deri në fund të gushtit ose fillim të shtatorit. Me anë të këtyre vizitave ShBA do ta rivendoste angazhimin e plotë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë – Serbi.

Bolton së fundmi u takua me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Uashington, ku temë diskutimi ishte dialogu me Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua