Elzina Morina, 34 vjeçe dhe biri i saj, Eloni trevjeçar humbën jetën tragjikisht të enjten e 12 qershorit.
Një top u bë shkaktar për humbjen e dy jetëve, pasi në një pishinë nëna u hodh ta shpëtonte të birin, po që të dy gjetën vdekjen.
Lajmin për vdekjen e tyre fillimisht e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili i shprehu edhe ngushëllime familjarëve dhe miqve.
“Na e keni vrarë zemren! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, thuhej në një pjesë të shkrimit të Ramosajt në Facebook.
E në një përgjigje për Klankosova.tv, Bashkim Ramosaj dha detajet rrëqethëse lidhur me ngjarjen e rëndë.
“Ngjarja ka ndodhur në një vend jashtë Kosovës. Detajet nuk i di. I biri ka rënë në pishinë dhe nëna duke tentuar ta shpëtojë, kanë vdekur të dytë”, deklaroi ai për Klankosova.tv
Sakaq, familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se varrimi i tyre do të bëhet më 15 qershor në Kanada.