Live

S’ka hajër as sot – Kuvendi provon sërish të dielën

11:37 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

As tentativa e dytë për konstituimin e Kuvendit nuk dha rezultat.

Deputetët u mblodhën sot në orën 11:00, por votat për kryetarin e Kuvendit prapë munguan, transmeton Klankosova.tv.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun për kryekuvendare, por nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Pas kësaj përpjekjeje të pasuksesshme, është vendosur që seanca e radhës të mbahet të dielën, pas 48 orësh.

Shpërndaje në

U Kopjua