Live

S’ka pritje të gjata në kufi e as kolona

20:06 / 19 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me fluksin në pikëkalimet kufitare.

Pas shumë ditë pritjesh të tejzgjatura në disa prej pikave kufitare, të dhënat e fundit bëjnë me dije se nuk ka fare kolona, as në hyrje e as në dalje të asnjërës pikë.

Sipas kësaj qendre, pritjet për të hyrë apo dalur nga Kosova janë tre deri në pesë minuta, përveç Merdarit, atje ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Të dhënat e fundit janë përditësuar në orën 19:10.

Shpërndaje në

U Kopjua