Live

“Sot kemi festë”: Kurti s’ia prish qejfin vetes në “Hardh Fest”, s’i komenton bllokadat e kufijve

21:32 / 06 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti i cili e ka vizituar festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec, ka thënë se “sot kemi festë” kur është pyetur për bllokimin e pikave kufitare ndërmjet nga Serbia në drejtim të Kosovës.

Ai ka preferuar të flasë për verërat që i ka degustuar në panairin e këtij festivali.

Kurti e pranoi se ka provuar goxha shumë sonte dhe se e ka të vështirë ta zgjedhë më të mirën.

Sipas tij, verërat e Rahovecit janë cilësore dhe mund të krahasohen me ato franceze. Ai, tutje ka treguar edhe për ndihmën e Qeverisë për vreshtarët dhe verëtarët e Kosovës.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përditësimin e fluksit në pikate kufitare të Kosovës, ka treguar se cilat pika janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Në të dhënat e zakonshme të fluksit kufitar që Ministria e Punëve të Brendshme i përditëson kohë pas kohe, përditësimi i fundit tregon se pikat kufitare: Jarinje, Bërnjak, Merdare janë të bllokuara.

Shpërndaje në

U Kopjua