Pavarësisht retorikës së ashpër kundër Listës Serbe, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kishin votuar pro ndarjes së 360 mijë eurove për këtë subjekt politik, vetëm disa muaj pas sulmit terrorist në Banjskë.
Bëhet fjalë për një mbledhje të mbajtur më 12 janar 2024, ku KQZ votoi ndarjen e fondeve buxhetore për partitë parlamentare, përfshirë edhe Listën Serbe.
Videon nga ajo mbledhje e ka publikuar analisti Burim Ramadani, i cili dëshmon qasjen kontradiktore të VV-së – e cila sot e quan Listën Serbe të papranueshme, ndërsa në atë kohë votonte që t’i ndaheshin qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit.