Live

Sot varrosen dy viktimat e aksidentit në Astrazup të Malishevës

12:45 / 06 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Të premten dy persona, një burrë dhe një grua mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti në Astrazup të Malishevës.

Sipas njoftimit të familjarëve, Mizaqete Popaj nga Fortesa, dhe Masar Krasniqi nga Krusha e Madhe, do të varrosen sot në vendet e tyre të lindjes, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, rastin e hidhur për Klankosova.tv e pati konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Shpërndaje në

U Kopjua