Live

Sot varroset i riu që humbi jetën si pasojë e aksidentit në Dollc të Klinës

09:59 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sot do të bëhet varrimi i të ndjerit Sadik Muslija, i cili humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Dollc të Klinës.

Në këtë ngjarje tragjike ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë dhe për shkak të përplasjes së fortë, 20-vjeçari Sadik Muslija humbi jetën.

Sipas njoftimit të familjes,  ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, e premte në ora 17:00, në varrezat e fshatit Dujakë.

Shpërndaje në

U Kopjua