Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa po merreshin me disa parkingje të parregullta.
I dyshuari gjatë shoqërimit në stacion ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë.
Sipas raportit 24 orësh, i njëjti pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.