Live

Studimi: 61% e amerikanëve besojnë se AI kërcënon të ardhmen e njerëzimit

09:47 / 18 Maj 2023

Nga Kosova Live

Sipas një studimi nga Reuters/Ipsos shumica e amerikanëve mendojnë se zhvillimi i shpejtë i inteligjences artificiale mund të rrezikojë të ardhmen e njerëzimit.

Më shumë se dy të tretat e amerikanëve shqetësohen për kritikat negative të inteligjencës artificiale dhe 61% besojnë se ajo mund të kërcënojë qytetërimin.

Që kur ChatGPT i OpenAI u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave, integrimi i gjerë i AI e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes së diskursit publik.

ChatGPT, ka nisur një garë për AI me emra të mëdhenj të teknologjisë si Microsoft dhe Google që janë të angazhuar për të tejkaluar arritjet e njëri-tjetrit në fushën e inteligjencës artificiale.

Ligjvënësit dhe kompanitë aktive në fushën e inteligjencës artificiale janë gjithashtu të interesuar. Drejtori menaxhues i OpenAI, Tom Altman dëshmoi dje, ndërsa Kongresi amerikan shprehu shqetësime për potencialin e keqpërdorimit të kësaj teknologjie dhe bëri thirrje për rregulla rregullatore.

“Po ndodh një shpërthim global”, tha senatori Cory Booker, një nga disa ligjvënës që ngritën pyetje në lidhje me mënyrat më të mira për të rregulluar AI në një debat dje në Gjermani mbi përdorimin e teknologjisë.

Sondazhi i Reuters/Ipsos zbuloi se amerikanët parashikojnë efekte negative nga inteligjenca artificiale.

Sipas të dhënave, 61% e të anketuarve besojnë se AI paraqet rrezik për njerëzimin, ndërsa 22% mendojnë ​​se është i sigurt dhe 17% mbeten të pasigurt.

Kur bëhet fjalë për besimet fetare, të krishterët ungjillorë kryesisht pajtohen se AI është një rrezik për njerëzimin në 32%, krahasuar me 24% të të krishterëve jo-ungjillorë.

Ndërsa amerikanët shqetësohen për inteligjencën artificiale, krimi dhe ekonomia renditen më lart në listën e shqetësimeve për çështjet e përditshme, 77% mbështesin rritjen e fondeve për policinë për të luftuar krimin dhe 82% shqetësohen për rrezikun e recesionit.

Përfaqësuesit e industrisë thonë se qytetarët do të duhet të kuptojnë më mirë AI.

“Shqetësimet janë shumë të vlefshme, por mendoj se ajo që mungon në dialog është se pse po e bëjmë gjithë këtë? Inteligjenca artificiale do të rrisë cilësinë e jetës së njerëzve dhe do t’i ndihmojë ata të bëhen më efikas dhe më kompetent”, thotë Sebastian Thran, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Stanford, i cili themeloi Google X.

Shpërndaje në

U Kopjua