Live

Sulmet ajrore ruse në Ukrainë vrasin 13 persona

17:38 / 24 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sulmet ajrore ruse në Ukrainë kanë vrarë të paktën 13 persona dhe kanë plagosur 56 civilë në të gjithë vendin, sipas zyrtarëve rajonalë.

Rusia lëshoi ​​250 dronë dhe 14 raketa balistike kundër Kievit, sipas forcave ajrore të Ukrainës, duke shkaktuar zjarre në ndërtesat e banimit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të paktën 14 persona janë plagosur në kryeqytet. Ishte një nga sulmet më të mëdha ajrore të kombinuara në qytet që nga fillimi i luftës.

Forcat ajrore thanë se kishin rrëzuar gjashtë raketa dhe 245 dronë.

Shpërndaje në

U Kopjua