Kreu i administratës rajonale të Zaporizhias, Ivan Fedorov tha se 17 persona janë plagosur në një sulm rus atje.
Duke shkruar në mediat sociale, ai tha se 16 blloqe apartamentesh, 12 shtëpi private, një çerdhe dhe fabrika u dëmtuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Jashtë qytetit, një grua u vra dhe një burrë është ende i zhdukur pas një sulmi me bomba ruse në fshatin Novopavlivka”, shkroi tutje Fedorov.