Live

Sulmi me armë në një shkollë në Graz të Austrisë, rritet numri i viktimave

12:07 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Numri i të vdekurve ka shkuar në tetë pas të shtënave me armë zjarri në Graz të Austrisë, në mesin e tyre edhe i dyshuari për sulmin.

Sipas medias Kronen Zeitung dyshohet se sulmuesi ka hapur zjarr në dy klasë.

Ai ishte nxënës dhe e thuhej se e konsideronte veten viktimë të bullizimit.

Përpos të vrarëve, raportohet se është edhe një numër dyshifror i të plagosurve.

Ministri i Punëve të Brendshme i Austrisë, Gerhard Karner, raportohet se është rrugës për në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua