Live

Sulmi ndaj mediave, Konjufca pyetet për raportimin e RTK-së: Këtë pyetje ma dërgo me shkrim, ndoshta përgjigjem

15:08 / 26 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas homazheve pranë pllakës përkujtimore kushtuar zyrtarëve të rënë policorë, është pyetur nga gazetarët për shkrimin që publikoi RTK nga një gazetë boshnjake që i sulmon dy mediume në vend.

Konjufca refuzoi të përgjigjet me arsyetimin që “t’ia ruajë dinjitetin” Ditës Memoriale për policët e rënë në detyrë.

“Këtë pyetje dërgoma me shkrim, ndoshta të përgjigjem sepse sot po duam t’ia ruajmë 26 Korrikut dinjitetin e vet”, tha Konjufca për gazetarët.

Konjufca sot ka qenë në vizitë në familjet e dy heronjve, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, për të cilët tha se e dhanë jetën për të mbrojtur sovranitetin dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës.

Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një shkrim nga mediumi boshnjak “Slobodna Bosna” nëpërmjet të cilit ata akuzojnë dy media në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.

Për këtë ka pasë reagime të shumta në opinionin publik që nga publikimi i këtij lajmi, por asnjëri nga krerët e shtetit nuk kanë reaguar. 

Shpërndaje në

U Kopjua