Live

Sveçla “sugjeron” gabimisht gjyqësorin, thotë se “sipas ligjit terroristët mund të gjykohen edhe në mungesë”

18:47 / 23 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një paraqitje nga Banjska e Zveçanit në prag të një vetorit të sulmit terrorist dhe paraushtarak ka folur për media duke besuar se sipas ligjit personat e përfshirë në Banjskë mund të gjykohen edhe në mungesë.

Gjithmonë në bazë të ligjit ekzistojnë mundësitë që dikush të gjykohet në mungesë dhe varësisht prej vendimit të Gjykatës rasti do të procedohet tutje”, ka thënë Sveçla.

Situata është e qetë stabile, do të vazhdojm ëtë punojmë edhe më shumë, që Kosvoa të ec përpara pavarësisht sfidave që ka”, tha Xhelal Sveçla.

Prej shpalljes së aktakuzës ka pasur një “supozim” se të akuzuarit e tjerë që Kosova nuk i ka kapur, do të gjykohen në mungesë, pasi Kodi i ri i Procedurës Penale e parasheh institutin e “gjykimit në mungesë”. Por në rastin Banjska, kjo nuk vlen.

Pse?

Kodi i ri Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2022, u bë relevant sidomos për gjykimet ndaj serbëve që kishin kryer Krime Lufte në Kosovë. Sepse të tillët filluan të gjykoheshin në mungesë, dispozitë kjo që i mungonte Kodit paraprak.

Anipse Kodi i ri i Procedurës Penale në nenin 303 e prasheh Gjykimin në mungesë, në paragrafët e tij si dhe në komentarë të shkruar për këtë kod, sqarohet se kur vlenë ajo që në drejtësi njihet si “perjashtim i rregullit”, pra në këtë rast gjykimi në mungesë.

Gjykimi në mungesë, zbatohet te veprat që kanë të bëjnë me krime lufte, si dhe veprën vrasja e rëndë.

Pra, gjykimi në mungesë mund të vjen në shprehje vetëm për vepra penale të caktuara të kryera në periudhën e caktuar kohore, janar 1990 deri në qershor 1999. Si dhe për veprat që nuk parashkruhen, siç është vrasja e rëndë.

Në këtë kontekst, gjykimi në mungesë mund të zbatohet vetëm kur kemi të bëjmë me vepra penale kundër të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të Drejtës Ndërkombëtare Penale, kryera në këtë periudhë.

Ndryshe, as në Aktakuzën për “Banjskën” që gazeta Nacionale e ka parë, nuk flitet për gjykim në mungesë.

Ndërkohë akterë ndërkombëtarë, si ShBA, BE i kanë bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunoj me autoritetet e drejtësisë në Kosovë për rastin e Banjskës.

Shpërndaje në

U Kopjua