Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho komentoi dy përballjet e fundit të Shqipërisë kundër Serbisë dhe Letonisë.
Ai theksoi se dy ndeshjet në fjalë janë sfida të vështira, por theksoi se Shqipëria do të luajë lojën e saj.
“Jam dakord, janë dy ndeshje të vështira dhe dy kundërshtarë fizikisht shumë të mirë, por duhet të punojmë për të dyja sfidat. Mesazhi që i vjen lojtarëve; kam nevojë për 27 prej tyre dhe duhet të fokusohemi te puna për këto dy ndeshje, specifikisht te ndeshja e parë. E kuptoj është një ndeshje me specifike, më e veçantë, e njoh historinë, por ne do fokusohemi te loja jonë, te futbolli që dimë të bëjmë dhe ta bëjmë mirë atë. Ne jemi një skuadër që futemi me zëmër dhe shpirt në fushë edhe kemi theksin te identiteti tonën si skuadër. Janë ndeshjet të vështira, por duhet të fokusohemi të bëjmë punën e mirë”, tha ai, përcjell abcnews.