Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kujtuar me respekt dhe nder tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë një fotografi të tij me të ndjerin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke shkruar:
“Me respekt e nderim kujtojmë sot ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin – mjekun humanist, luftëtarin e lirisë dhe burrështetasin që i shërbeu vendit me përkushtim.”
“Jam shumë i lumtur që kam pasur nderin të bashkëpunoj afër me të në Qeverinë e dytë të Kryeministrit Thaçi. Përvoja me të ishte frymëzim dhe shkollë e vërtetë në shërbim të vendit,” ka thënë Tahiri.