Live

Tahiri për formimin e qeverisë: Topi te partia e parë – nëse s’arrijnë, do të provojmë ne si PDK

19:06 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me formimin e qeverisë, duke thënë se topi është te partia e parë.

E sipas tij, nëse kjo nuk arrihet nga partia e parë, atëherë do të provojnë ata si PDK, përcjell Klankosova.tv.

“Topi është te partia e parë, ta krijojë shumicën paralamentare, nuk e di a do të arrijë, me gjasë nuk do të arrijë me e kriju këtë shumicë parlamentare, do të provojmë ne pastaj si Parti Demokratike e Kosovës, me mandatarin tonë z.Hamza që ta formojnë qeverinë, nëse do të arrijmë, nëse s’do të arrijmë atëherë normalisht që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, sepse nuk mundet me mbet i bllokuar”, u shpreh tutje ai.

Shpërndaje në

U Kopjua