Live

Tahiri për Kurtin dhe VV-në: E dështuan Kosovën, do të turpërohen për këtë gabim historik

08:47 / 31 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ish-diplomatja, Edita Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se VV ka hyrë në Guinness për shkelje kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, ky subjekt politik një ditë do të ndihet i turpëruar për këtë gabim, të cilin ajo e quan historik.

“Kosovën e dështuan – vet hyrën në librin e Ginisit si shkelës të Kushtetutës, Kurti e VV – një ditë do të ndjehen të turpëruar për këtë gabim historik”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje në

U Kopjua