Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, i cili kritikoi Bashkimin Evropian për heshtjen ndaj sulmit në Banjskë.
Tahiri ka theksuar se, ndonëse Kosova u sulmua dhe u ndëshkua, qeveria e Albin Kurtit ka zgjedhur të heshtë.
Ajo ka rikujtuar se aleanca strategjike Kosovë–Kroaci ishte vendosur gjatë vizitës së saj në Kroaci në vitin 2012, kur mbante postin e zëvendëskryeministres për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme, së bashku me ish-ministren e jashtme kroate, Vesna Pusić.
“E vleresoj larte deklaraten e kryeministrit kroat Andrej Plenkovic ne Forumin e Bledit i cili kritikoi BE-ne per heshtjen ndaj sulmit ne Banjske – nderkohe qeveria Kurti ka heshtur vet, ndonese Kosova edhe u sulmua edhe u ndeshkua – Aleanca strategjike Kosove – Kroaci te cilen e kishim vendosur bashk me ministren e jashtme kroate Vesna Pusic gjate vizites sime ne Kroaci ne vitin 2012, ne cilesine time si ZvendesKryeministre per siguri nacionale dhe politike te jashtme”, ka shkruar Tahiri.