Live

Të enjten tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve

07:54 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Të enjtën, më 4 shtator, më shumë se 90 përfaqësues të subjekte politike do të tërheqin shortin për renditjen e subjekteve të tyre në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se subjektet politike janë njoftuar për këtë aktivitet. 

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transprencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, tha Elezi. 

Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë pak para hapjes së Qendrave të Votimit, në orën 06:59 të datës 12 tetor.

Shpërndaje në

U Kopjua