Live

Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, sekuestrohen 36 gëzhoja e 4 predha

12:57 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast për të shtëna me armë zjarri në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazrek të këtij qyteti ndërsa autori ka ikur në drejtim të panjohur, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes poashtu policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar 36 gëzhoja dhe 4 predha.

Rasti në hetime!

Shpërndaje në

U Kopjua