Gjithçka gati për spektaklin e madh basketbollistik në Mitrovicë.
Sot, do të përcaktohet skuadra e parë finaliste në Kupën e Kosovës në basketboll.
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e cila nis në orën 18:30.
Prishtina e ka fituar gjysmëfinalen e parë, të luajtur në kryeqytet para dy javësh me rezultatin e ngushtë 67:65, të cilin synon ta mbrojë.
Kështu që, gjysmëfinalja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave pritet të jetë e zjarrtë kurse atmosfera në palestër pritet ta konfirmoj një gjë të tillë, me të gjitha biletat që janë shitur.