Live

Tha se prindërit ishin kundër mbulesës së saj, reagon nëna e vajzës pas deklaratës së drejtorit

20:28 / 23 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një 18-vjeçare është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.

Drejtori i shkollës,“Bedri Pejani”, Musa Nikqi, në një intervistë dhënë për IndeksOnline, ka thënë se 18-vjeçarja nuk është përjashtuar nga shkolla, por ka vendosur vetë që të largohet. Duke shtuar se prindërit e vajzës ka qenë të njoftuar, por që sipas tij 18-vjeçarja nuk i ka dëgjuar as prindërit edhe pse ata ka qenë kundër.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar nënë e vajzës, ku tha për Indeksonline se pretendimet e tij janë të pavërteta, duke shtuar se Nikqi është mundur ta bind vajzën e saj të heqë mbulesë.

“Nuk është e vërtetë që unë si prindi i vajzës kam qenë kundër mbulesës së vajzës time siç e ka cekur ai në komunikaten e tij. Nuk e di nga ku e ka shpikur këtë gjë ose vetem po e përdor për të arsyetuar vetveten, përkundrazi ai është munduar që të bind vajzën për të hequr mbulesën dhe ka insistuar që edhe une t’i ndihmoj për ta bindur”, ka thënë ajo për IndeksOnline.

Tutje ajo, ka thënë që vajza është e vetëdijshme për veprimet e saj, dhe do ta përkrahë në vendime e saj.

“Vajza ka arritur moshën dhe është e vetëdijshme për veprimin e saj pa ndikim të askujt, me vullnetin e saj të lirë. Une qendroj pas vajzës time dhe e perkrahi në çdo hap të saj, është bindja e saj e personale dhe e drejta e saj. Kjo është shpifje e drejtorit!

Po ashtu, ai nuk ka të drejtë të flas për jetën time personale”, është shprehur nëna e vajzës.

Shpërndaje në

U Kopjua