Live

“The Wanted” ekstradon në Shqipëri dy të kërkuar në Greqi e Itali (VIDEO)

17:14 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Është kapur në Greqi dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri një shtetas i akuzuar si bashkëautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve narkotike në Ulëz të  Dibrës.

Ndërkohë, në Itali është kapur dhe është ekstraduar një shtetas i dënuar për dhunë në familje

Kapja dhe ekstradimi I tyre sipas policisë shqiptare u bë në kuadër të operacionit “The wanted”,transmeton Klankosova.tv.

“Si rezultat i koordinimit të punës informative dhe operacionale me homologët grekë, nëpërmjet strukturave të Interpolit në Tiranë dhe në Athinë, në kuadër të operacionit “The wanted”, u kap nga policia greke shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, N. K., alias N. T., 34 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia”.

“Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, në kuadër të operacionit “The wanted”, në Milano, Itali, u kap shtetasi O. J., alias O. Ç., 44 vjeç, dhe u finalizua procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua