Live

Themelohet nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Göppingen të Baden-Württembergut

13:19 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Elmi Reçica ka njoftuar për themelimin e nëndegës së PDK-së në Göppingen të Baden-Württembergut.

Tutje, Reçica njofton se kryetar i kësaj nëndege u zgjodh politologu Leon Duhanaj, dhe po ashtu kryesia e kësaj nëndege në përbërje prej 12-të anëtarëve.

Postimi i plotë i tij:

Themelohet nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Göppingen të Baden-Württembergut.

Së bashku me Kryetaren e Degës së PDK-së në Baden-Württemberg, znj. Lindita Zeqiri dhe me bashkëpunëtorë, morëm pjesë në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Göppingen, me ç’rast kryetar i kësaj nëndege u zgjodh politologu i shquar, Doktoranti i Universitetit të Stuttgartit, z.Leon Duhanaj dhe po ashtu kryesia e kësaj nëndege në përbërje prej 12-të anëtarëve.

Tubimin themelues e përshëndetën, Kryetari i Shoqatës Kulturore “Nëna Terezë” në Göppingen, z.Jahja Gashi, një aktivist i shquar dhe punëtor i madh i mbajtjes gjallë i aktivitetit kulturor dhe artistik shqiptar në Mërgatë, Kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, z.Mevludin Mazreku dhe përfaqësuesi i strukturave të PDK-së nga Dega e Bajernit dhe Thüringenit, z.Mentor Mazreku.

Në këtë takim të pranishëm ishin bashkëveprimtarë, intelektualë të shquar, aktivistë të çështjes kombëtare, struktura të PDK-së në Gjermani dhe biznesmenë të suksesshëm, të cilët i janë bashkuar vizionit të PDK-së për t’ia kryer Kosovës dinjitetin dhe qeverisjen e mirë.

Me një atmosferë festive, patëm kënaqësinë të përcjellim disa pika muzikore të kënduara nga rapsodët Gëzim Shala dhe vëllezërit Bajra si dhe valle tradicionale shqiptare të interpretuar nga fëmijët me mësim plotësues shqip, të cilët janë pjesë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Nëna Terezës” në Göppingen.

Shpërndaje në

U Kopjua