Live

Theret me thikë një 40-vjeçar në Korçë

23:04 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një person i moshës 40-vjeçare është therur me thikë mbrëmje e sotme në Korçë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të katedrales së Korçës, ku një person ende i paidentifikuar për policinë ka qëlluar me thikë tri herë 40-vjeçarin.

I theruri me thikë ndodhet aktualisht në spitalin e Korçës, ku po i nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjike, raporton Euronews.al, transmeton Kosovalive.

Dy persona janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen që ka ndodhur.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...