Live

Theret një person në Fushë-Kosovë, i dyshuari në arrati

08:59 / 23 Korrik 2025

Nga Kosova Live

ë martën në orët e mbrëmjes, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë, është raportuar për një therje me thikë.

I lënduar nga ky rast ka mbetur një person, i cili është transportuar në QKUK, ku thuhet se po e vazhdon trajtimin.

“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është transportuar në QKUK dhe vazhdon trajtimin mjekësor në sigurim nga policia”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh.

Ndërkaq, theksohet se i dyshuari, pas kryerjes së veprës, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim të policisë.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë” dhe mbetet në hetime.

Shpërndaje në

U Kopjua