Live

Thirrja e presidentes Osmani: “Kurrë më” do të thotë të zgjedhësh dialogun e jo armët, fëmijët e meritojnë

11:59 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidentja, Vjosa Osmani, çeli sot edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke theksuar rëndësinë kyçe të grave dhe fëmijëve në ndërtimin e paqes.

Ajo e cilësoi këtë ngjarje si një apel global për veprim, sidomos në kohë sfiduese, transmeton klankosova.tv.

”Dhe ‘kurrë më’ do të bëhet më shumë se një moto, vetëm kur ‘kurrë më’ do të thotë të refuzosh armët si zgjidhje dhe të zgjedhësh dialogun… Sepse fëmijët tanë e meritojnë. Sepse të gjithë fëmijët në botë e meritojnë”.

”Ata meritojnë të kenë një fëmijëri që jetohet, jo që u vidhet. Ata meritojnë të rriten, të ëndërrojnë dhe të lulëzojnë…”.

”Sepse nuk ka asgjë më të vlefshme sesa të luftosh për paqe. Sepse paqja është themeli i gjithçkaje për të cilën përpiqemi”.

Shpërndaje në

U Kopjua