Tifozëve Kuq e Zi nuk iu është lejuar pjesëmarrja në ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila zhvillohet në Tiranë.
Anëtari i Tifozave Kuq e Zi, Ariglon Pali në emisionin “Weekend”, tha se nuk është hera e parë që tifozët shqiptarë nuk lejohen në një ndeshje të Shqipërisë, pasi diçka e tillë ndodhi në Beograd më 2014, ku federata serbe nuk i lejoi ata, derisa Pali shton se një gjë e tillë po ndodh edhe nga Federata Shqiptare.
“Federata është sjell në mënyrë shumë arrogante me Tifozët Kuq e Zi, një grupim që ka 21 vjet që funksionin, që është themeluar dhe e ndjek Kombëtaren në çdo ndeshje, dhe në një moment që ti nuk do të trazosh serbët, sepse Tifozat Kuq e Zi nuk e kanë dëmtuar kurrë Federatën Shqiptare, por Federata është druar shumë nga sharjet që i janë bërë serbëve, ndoshta është mërzitur edhe nga disa sharje që i janë bërë zotit president në ndeshjen e fundit”, u shpreh ai.
Tutje, Pali tha se FSHF-ja e ka personale me Tifozat Kuq e Zi.