Live

TikToku do të ndalohet në SHBA të dielën

16:34 / 17 Janar 2025

Nga Kosova Live

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten ka mbështetur ligjin që do ta ndalojë rrjetin social TikTok nëse kompania e saj mëmë me bazë në Kinë, ByteDance, nuk e shet platformën te një blerës amerikan deri më 19 janar.

ByteDance sfidoi ligjin dhe argumentoi se ai shkel mbrojtjen e fjalës së lirë për më shumë se 170 milionë përdorues të TikTokut në SHBA.

Por ky argument u refuzua nga gjykata më e lartë e vendit.

Kjo do të thotë se TikToku tani duhet të gjejë një blerës siç e kërkon ligji amerikan ose nga e diela do të ndalohet.

Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë kanë akuzuar ByteDance se është i lidhur me qeverinë kineze dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare që shkakton TikToku.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i ka dalë në mbështetje TikTokut pasi në mandatin e parë kërkoi mbylljen e tij. Trumpi pati thënë se asnjëherë një republikan nuk kishte marrë vota të të rinjve sa ai në zgjedhjet e 5 nëntorit, dhe këtë ia atribuoi TikTokut. Trumpi do të inaugurohet më 20 janar si president i ri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...