Tornadoja mund të godasë sot pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, paralajmërojnë ekspertët – ndërsa Anglia jugore përballet me shira të rrëmbyeshëm pas fillimit më të thatë të pranverës në dekada.
Meteorologu Alex Burkill tha se “nuk përjashtohet mundësia që të shohim një re të vogël, ndoshta edhe një tornado të shkurtër nëpër pjesë të Juglindjes” të Anglisë të mërkurën, me zonat jugore që përballen me bubullima, vetëtima dhe breshër, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
“Pjesët veriore kanë shumë mot të mirë dhe me diell, ndërkohë në Jug kemi parë mot të lagësht që po hyn… dhe do të ketë shpërthime të mëtejshme me shira teksa kalojmë pjesën tjetër të ditës së sotme”, shtoi ai.
Reshjet e sotme vijnë pas fillimit më të thatë të pranverës në gati gjashtë dekada.