Live

Tragjedia me 12 të vdekur në Cetinje, babai i ministrit të policisë së Malit të Zi i kërkon të birit të japë dorëheqjen

10:40 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

Slavko Sharanoviq, babai i ministrit të policisë së Malit të Zi Danilo Sharanoviq, i bëri thirrje publikisht djalit të tij që të japë dorëheqjen si akt moral pas tragjedisë me 12 viktima në Cetinje.

“Unë, Slavko Sharanoviq, babai i ministrit, i bëj thirrje publikisht të japë dorëheqjen para qytetarëve malazezë. Pra, për të vazhduar siç bënë të parët e tij. Përshëndetje për të gjithë qytetarët e Malit të Zi”  tha ai.

Sharanoviq më pas i tha Aleksa Beçiqit që t’i “mbajë duart larg djalit të tij”.

“Danilo, bir, jep dorëheqjen! Lëreni atë Beçiqin pa origjinë”, shtoi babai i ministrit Sharanoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...