Ka ndërruar jetë këmbësorja që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 20 gusht 2025, në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë.
Viktima është identifikuar si Shkurte Zeka, 44-vjeçare e cila pas aksidentit ishte dërguar në QKUK dhe po trajtohej në kujdesin intensiv.
Bëhet e ditur se rreth orës 01:00 të mëngjesit, familja Zeka është njoftuar se ajo nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.