Live

Tragjike: Vdesin tre persona në rrugën Gjilan-Prishtinë

10:43 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat kanë vdekur në vendngjarje.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje”, thotë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...