Live

Tre policë të vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat në Pensilvani

08:27 / 18 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Pesë oficerë policie u qëlluan të mërkurën pasdite ndërsa po përgjigjeshin për një hetim të brendshëm në Qarkun York të Pensilvanisë, sipas policisë shtetërore.

Tre prej tyre vdiqën, derisa dy mbeten të plagosur dhe janë në gjendje kritike, shkruan The Washtingon Post, transmeton klankosova.tv.

Incidenti ka tronditur rajonin, tha Guvernatori Josh Shapiro (D) në një konferencë për shtyp të mërkurën në mbrëmje.

“Ne vuajmë për humbjen e jetës së tre shpirtrave të çmuar që i shërbyen këtij qarku, i shërbyen këtij vendi”, tha Guvernatori.

“Ky lloj dhune nuk është në rregull, duhet të bëjmë më mirë si shoqëri”, vazhdoi ai.

Të shtënat shpërthyen në zonën e North Codorus Township, rreth 185 km në perëndim të Filadelfias, jo shumë larg vijës kufitare të Merilendit, thanë autoritetet.

Shpërndaje në

U Kopjua