Live

Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë, Policia jep detaje

19:06 / 29 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka treguar tre persona janë lënduar nga ky aksident.

“Rreth orës 16:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Fahri Fazliu, në Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident janë lënduar tre persona, të cilëve ju është ofruar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Pllana ka thënë se Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Shpërndaje në

U Kopjua