Live

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në një spital të Hamburgut

14:22 / 01 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu gjatë natës në Spitalin Marien në Hamburg të Gjermanisë.

Zjarri filloi pak pas mesnatës në një nga ndërtesat e spitalit, në lagjen Hohenfelde, transmeton klankosova.tv.

Sipas autoriteteve, flakët shpërthyen në një dhomë të repartit të kujdesit për të moshuarit, në katin përdhes, ndërsa tymi i dendur përfshiu të gjitha katet e objektit.

Nga të lënduarit, 16 janë në gjendje të rëndë, ndërsa një person raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Zëdhënës i zjarrfikësve konfirmoi se ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të tymit në të gjithë ndërtesën.

Shkaku i zjarrit ende nuk është i qartë dhe autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua