Live

Tri orë te Dheu i Bardhë dhe gati katër në Merdarë, ende pritje të gjata për të dalë nga Kosova

10:26 / 05 Janar 2025

Nga Kosova Live

Vazhdon të ketë pritje të gjata për mërgimtarët që po largohen nga Kosova.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdarë, ku rreth gati katër orë po presin qytetarët përmes këtij pikëkalimi kufitar. Kolona aty është tre kilometra.

Një pikë tjetër ku poashtu po presin gjatë, është ajo te Dheu i Bardhë. Pritjet në këtë pikë kufitare janë deri në 3 orë, me një kolonë një kilometër.

Përreth tri orë po presin edhe në pikën kufitare Mutivodë, ku kolona aty është 450 metra.

Pikat tjera kufitare për të dalë nga Kosova, raportohet të jenë më qetë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...