Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania pritet me shumë kuriozitet nga fansat, pas situatës së tensionuar mes Gjestit dhe Gertës, e cila kulmoi me një incident që çoi në ndërhyrjen e mjekëve.
Pas një debati, Gerta i ka hedhur Gjestit alkool në fytyrë, duke i shkaktuar probleme me sytë dhe duke e detyruar të kërkojë trajtim mjekësor.
Ky veprim ka sjellë një reagim të fortë brenda shtëpisë dhe nga publiku, ndërsa Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të zi, sinjal i qartë për masa të rëndësishme.
Në këtë situatë, ish-banori i edicionit të kaluar, aktori Julian Deda, ka ndarë në rrjetet sociale tre skenarë të mundshëm për ndëshkimin e Gertës:
-Eliminimi i menjëhershëm – Gerta largohet nga gara për shkak të sjelljes së saj.
-Nominim kokë më kokë me Gjestin – Njëri prej tyre eliminohet sonte në spektakël.
-Nominim njëjavor dhe izolim – Gerta, Gjestin dhe G Bani mund të kalojnë një javë në një dhomë të veçantë, ndërkohë që janë të nominuar për daljen nga shtëpia.