Live

Tronditet Inter Miami, Jordi Alba e Messi lëndohen brenda dy minutave, pak ditë para finales së madhe

09:06 / 21 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Inter Miami e ka mposhtur mbrëmë Toronton me rezultat të thellë 4-0. Por fitorja nuk është shijuar aq shumë për shkak të lëndimeve që kanë pësuar dy lojtarët kryesorë të skuadrës, Messi e Jordi Alba.

Fillimisht në minutën e 35 Alba braktisi fushën për shkak të një lëndimi, ndërsa dy minuta më vonë edhe Messi kërkoi zëvëndësimin.

Javën e ardhshme Inter Miami ka shansin të fitoj trofeun e parë në histori në finalen e US Open ndaj Houston.

Tata Martino ka thënë se dyshohet se dy lojtarët kanë lëndime muskulare dhe se janë në pritje të skanimeve mjekësore.

Shpërndaje në

U Kopjua