Presidenti amerikan Donald Trump organizoi një paradë të madhe ushtarake në Uashington DC në ditëlindjen e tij të 79-të, pavarësisht protestave në shumë qytete të SHBA-së që e akuzuan për sjellje autoritare.
Parada, e zhvilluar përgjatë Rrugës së Kushtetutës, përfshinte mbi 6 mijë ushtarë, 128 tanke, mjete të blinduara dhe një përshëndetje me 21 të shtëna armësh. Trump e ndoqi spektaklin nga një tribunë pranë Shtëpisë së Bardhë, nën një qiell të mbuluar nga re dhe shi i lehtë.
Kjo ishte përmbushja e një dëshire të hershme të presidentit, që daton që nga viti 2017 kur mori pjesë në paradën ushtarake në Paris, por planet për një ngjarje të ngjashme në SHBA ishin shtyrë deri më tani.
Protestuesit dolën në rrugë me slogane si “Jo mbretër në Amerikë” dhe “Shtëpi, jo dronë”, duke kritikuar përdorimin e ushtrisë për qëllime simbolike dhe për përplasjet e administratës me emigrantët.
Tubime të shumta u zhvilluan në qindra qytete amerikane, ku qytetarët theksuan se po mbronin vlerat demokratike dhe po kundërshtonin atë që e cilësuan si “shfaqje egocentrike të pushtetit” nga ana e presidentit.