Live

Trump i sheh bisedimet në Vatikan si një mundësi të mirë

10:57 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ukraina, Rusia dhe Amerika janë shprehur të hapur për bisedime në Vatikan, siç ka sugjeruar së fundmi Papa Leo.

Donald Trump tha mbrëmë vonë se “do të ishte mirë” dhe do t’i jepte rëndësi shtesë procesit, transmeton Klankosova.tv.

Moska gjithashtu e mirëpriti propozimin e Vatikanit, por nuk ishte marrë asnjë vendim për një vend për “kontakte të mundshme të ardhshme”, sipas Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit.

Por këto bisedime mund të mos përfshijnë fare SHBA-në, paralajmëroi gjithashtu Trumpi, me Uashingtonin gati të “tërhiqet” nëse nuk ka përparim të mjaftueshëm.

“Kjo nuk është lufta ime”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua