Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në takimin me shefin e NATO-s, Mark Rute në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë ka thënë se dëshiron ta shohë fundin e luftës në Ukrainë, duke shtuar se është i “zhgënjyer” me presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti amerikan thotë se SHBA prodhon pajisjet më të mira, raketat më të mira dhe “çdo gjë më të mirë”.
Trump thotë se shpërndarja e armëve për Ukrainën do të koordinohet nga NATO.
“Ne do të prodhojmë armë të nivelit më të lartë” dhe do t’i dërgojmë ato në NATO, thotë presidenti amerikan.
Më pas, “NATO do t’i dërgojë atje ku ka nevojë”, shton ai.