Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se sulmi izraelit ndaj Iranit ka qenë “i shkëlqyer” dhe paralajmëroi se do të ketë shumë më tepër për të bërë, sipas një interviste me ABC News.
“Mendoj se ka qenë i shkëlqyer.
U dhamë një shans dhe ata nuk e shfrytëzuan. U goditën rëndë, shumë rëndë. U goditën aq fort sa do të goditesh. Dhe do të ketë edhe më shumë për të bërë. Shumë më tepër”, u citua të thoshte Trump nga një gazetar i ABC në X.