Live

Trumpi paralajmëron Muskun se do të “përballet me pasoja të rënda”

21:59 / 07 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për NBC News se nuk planifikon të flasë me Elon Muskun në një të ardhme të afërt, duke shtuar se nuk ka “asnjë arsye” dhe as dëshirë për të riparuar marrëdhënien mes tyre.

Po ashtu, Trump i bëri një kërcënim Muskut, duke thënë se “do të duhet të paguajë pasojat” nëse zgjedh të financojë kandidatët demokratë.

“Nuk do ta them, por ai do të duhet të paguajë pasoja shumë të rënda nëse e bën këtë”, tha Trump.

Shpërndaje në

U Kopjua