Live

Tym dhe flakë në Vlorë: Fusha e mbeturinave në “24 Maji” digjet pa kontroll

16:20 / 07 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Fusha e vjetër e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problem të përsëritur që ka shqetësuar prej vitesh banorët e zonës.

Zjarri, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi, duke krijuar shtresa të dendura tymi që kanë mbuluar zonën përreth. Edhe pse depozitimi i mbetjeve urbane është zhvendosur në landfilling e ri të Sherishtës, mbetjet e grumbulluara ndër vite në fushën e vjetër vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar.

Shpërndaje në

U Kopjua