Tre persona janë arrestuar në Vushtrri për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se arrestimi i tyre u realizua pasi ishte pranuar njoftimi se tre persona ishin përfshirë në një përleshje mes tyre dhe dyshohet se ishin përdorur edhe mjete të forta dhe një mjet i mprehtë.
Tre personat e dyshuar të përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e QKMF-Vushtrri, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e prej aty nën përcjellje policore është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe sipas raportit mjekësor ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Dy prej të arrestuarve, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Njësitë policore kanë kryer ekzaminimin dhe shikimin e vendit të ngjarjes, janë intervistuar dy persona të dyshuar dhe dëshmitarët dhe është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit dhe me udhëzim të tij është iniciuar rasti penal ,,Lëndim i rëndë trupor”. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt ndërsa njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, njofton PK.