Live

Ukraina ftohet në samitin e NATO-s

21:05 / 03 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ukraina është ftuar në samitin e ardhshëm të NATO-s, ka deklaruar Volodymyr Zelensky.

Holanda do të jetë mikpritëse e një samiti të liderëve të NATO-s në Hagë, më 24-25 qershor, dhe pritet që mbështetja ushtarake dhe politike për Ukrainën të jetë një nga temat kryesore të samitit.

Lidhur me samitin, presidenti ukrainas ka thënë se “ne u ftuam në samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është e rëndësishme”.

Zelensky nuk ka specifikuar se kush do ta përfaqësojë në këtë ngjarje Ukrainën, raporton skynews.

Lideri ukrainas ka bërë thirrje që NATO të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën në rast të një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Ai gjithashtu ka shtyrë përpara kërkesën që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës së mbrojtjes, madje ka deklaruar se është i gatshëm të heqë dorë nga presidenca për këtë qëllim.

Ndërkohë, Moska ka deklaruar se kushtet për përfundimin e luftës në Ukrainë përfshijnë kërkesën që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim se do të ndalin zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Shpërndaje në

U Kopjua